Veç një njohje për pesë muaj, Serbia tërheq njohjet e vjetra

Mos i humb

 

 

Gjatë pesë muajve të vitit 2018 Pavarësinë e Kosovës e ka njohur vetëm Barbadosi, teksa diplomacia e Serbisë vazhdimisht po tenton t’i bindë vendet që e kanë njohur Kosovën që t’i tërheqin mbrapsht ato.

Gjatë ditës së djeshme ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, së bashku me kabinetin e tij ka marrë pjesë në ministerialin e Procesit të Vishegradit (Poloni, Hungari, Republikë Çeke, Sllovaki), plus vendet e Ballkanit Perëndimor, në forumin kushtuar zgjerimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.

Nga këtu Pacolli ka kërkuar njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga disa nga këto vende që nuk e kanë njohur.

Në lidhje me lobimin që po bën Serbia për tërheqjen e njohjeve nga shtetet që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovë zyrtarë nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se askush nuk mund ta pengojë Kosovën në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe se askush nuk mund ta pengojë as procesin e njohjeve, shkruan Zëri.

Zyrtarë nga Komisioni për Punë të Jashtme për “Zërin” kanë deklaruar se Kosova është ajo e cila duhet ta ndërrojë qasjen ndaj Serbisë, ndërsa sipas analistëve politikë Serbia vetëm se është duke e shfrytëzuar dialogun në Bruksel si pretekst për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, ndërsa me veprime po e bën të kundërtën.

Zyrtarë nga Qeveria e Kosovës kanë deklaruar se askush nuk mund ta pengojë rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian, si dhe atë të njohjeve të reja. /Kp/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit