Vendi nga ekonomia e të cilit varemi më shumë do ketë rritjen më të ulët në Europë në 2020-n. Ja parashikimi i KE-së

Mos i humb

Konflikt për motive të dobëta/ Kërkoheshin nga policia, prangosen 3 të rinj në Korçë

Tre shtetas të shpallur në kërkim kanë rënë në pranga nga policia e Korçës. Personat në fjalë kërkoheshin për...

Turqia ndalon importin e cigareve elektronike

Turqia të martën ndaloi importin e cigareve elektronike dhe produkteve të përafërta, duke njoftuar vendimin në gazetën zyrtare të vendit (AA).

Turqi, urdhër arresti për 37 pjesëtarë të dyshuar të FETO-s

Prokurorët turq lëshuan të martën urdhër arresti për 37 persona nën dyshimet për lidhje me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas...

Tragjike në Durrës, burri vret gruan me thikë brenda byrektores

Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në Durrës. Një grua është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj,...

Sipas parashikimeve të Komisionit Europian, ekonomia e Italisë ishte në stanjacion në 2018, dhe deri më tani nuk ka treguar shenja të një rimëkëmbjeje domethënëse. Në vitin 2020, pritet që rritja të jetë modeste dhe se do të mbështetet në kërkesën e jashtme dhe shpenzimet e moderuara të familjeve, megjithëse këto të fundit do të goditen pjesërisht nga dobësimi i tregut të punës.

Deficiti dhe borxhi i qeverisë parashikohet të rriten gjatë viteve të ardhshme, mes rritjes së dobët ekonomike dhe rritjes së kostove të masave të së kaluarës. Inflacioni pritet të bjerë në 2019 dhe të rritet në mënyrë të moderuar në vitet 2020-2021.

Në vitin 2020, ekonomia e Italisë pritet të rritet vetëm me 0.4%, më e ulëta në të gjithë eurozonën.

Rritja po tregon shenja të ngadalta rikuperimi

Ekonomia e Italisë ka qenë kryesisht në stanjacion që nga fillimi i vitit 2018. Treguesit kryesorë nuk sugjerojnë një rikuperim të afërt të prodhimit në gjysmën e dytë të vitit 2019. Përveç kësaj, janë rritur treguesit të cilët pasqyrojnë që dobësitë në sektorin e prodhimit po fillojnë të përhapen edhe në atë të shërbimeve.

Sidoqoftë, kushtet e favorshme të financimit dhe zbehja e pasigurisë politike mund të mbështesin rritjen përtej afatit shumë të afërt. Rritja mesatare vjetore parashikohet në 0.1%, duke marrë parasysh edhe rishikimin tremujor të llogarive kombëtare. Në vitin 2020, PBB-ja reale parashikohet të rritet me 0.4%, pjesërisht për arsye të shtimit të dy ditëve më shumë të punës. Në vitin 2021, prodhimi real pritet të rritet me 0.7%, vlerë kjo, pak më e lartë mbi potencialin e rritjes.

Risqet për perspektivën e rritjes anohen më shumë nga rënia. Italia, duke pasur parasysh borxhin e saj të lartë publik, është e ekspozuar ndaj një dobësimi të mëtejshëm të ekonomisë globale dhe përkeqësimit të mundshëm të kushteve të financimit.

Eksportet dhe kërkesa modeste e brendshme mbështesin rimëkëmbjen e ndrydhur
Transfertat më të larta sociale dhe çmimet e energjisë në rënie do të shërbejnë për të mbështetur konsumin privat, ndërsa dobësimi i parashikuar i tregut të punës dhe rritja e ndrydhur e pagave ka të ngjarë të dëmtojë të ardhurat reale të disponueshme, rrjedhimisht dhe shpenzimet familjare. Krahas disa shenjave pozitive të investimit publik, sondazhet e biznesit sugjerojnë që vlerësimi nga firmat, sa i takon kushteve të investimit, është më i favorshëm në periudhën e afërt.

Marzhet e fitimit janë në rënie, por stimujt fiskal dhe kostot e favorshme të financimit mund të jenë faktorë mbështetës. Sidoqoftë, perspektivat e zvogëluara të kërkesës dhe pasiguria e vazhdueshme e politikës globale ka të ngjarë të parandalojnë një rikthim domethënës të investimeve në biznes. Eksportet italiane patën çuditërisht perspektivë në rritje në vitin 2019 pavarësisht ngadalësimit të ndjeshëm të tregtisë globale.

Sidoqoftë, në vazhdën e tensioneve të vazhdueshme tregtare, nuk kanë gjasa që eksportuesit të marrin përfitimin e plotë të rritjes së parashikuar të tregut të eksportit, duke nënkuptuar disa humbje të vogla në aksionet e tregut. Kontributi në rritje i eksporteve neto ka të ngjarë të mbetet përgjithësisht neutral gjatë viteve 2020-2021.

Italia në mes të rimëkëmbjes dhe recesionit

Departamenti i Kërkimeve të Konfindustrisë, konfirmon stanjacionin e ekonomisë italiane, siç përshkruhet tashmë në parashikimin e pranverës.

Më shumë se më parë, gjithçka tani do të varet nga zgjedhjet e politikave ekonomike, si dhe veçanërisht nga mënyra se si Parlamenti Italian do të menaxhojë klauzolat e masave mbrojtëse që parashikojnë një rritje në TVSH prej 23.1 miliardë eurosh dhe akcizat nga 1 janari i vitit 2020.

Në një skenar të mundshëm ku “nuk do të ketë asnjë ndryshim të politikave”, përfshirë rritjen e TVSH-së dhe të akcizave dhe shpenzimeve të papërcaktueshme, PBB-ja nuk do të ketë asnjë ndryshim jo vetëm gjatë 2019 por edhe në vitin 2020. Përkundrazi, PBB-ja do të rritej me 0.4 për qind në vitin 2020, nëse rritja e taksave indirekte do të anulohej dhe ajo do të financohej plotësisht përmes deficitit.

Sidoqoftë, kjo do të rrisë raportin e deficitit ndaj PBB-së në rreth 3 për qind, me një efekt negativ indirekt në rritje. PBB-ja do të qëndronte nën këtë prag vetëm nëse kursimet nga një përdorim më i ulët se sa pritej nga “Quota 100” (skema e pensionit të parakohshëm) dhe Reddito di cittadinanza (Rdc, një skemë e re minimale e garantimit të të ardhurave) do përdoreshin totalisht për uljen strukturore të deficitit.

Sipas synimeve të qeverisë – të përcaktuara në Dokumentin e Politikave Ekonomike (NaDEF) të botuar në fillim të tetorit, deficiti do të qëndrojë në 2.2% të PBB-së. Procedura sesi do të mbulohet deficiti do të varet nga specifikimet në projektligjin e buxhetit.

Rrjedhimsht, ekonomia italiane do të mbetet ende në zero rritje (stanjacion), dhe rrezikon të bjerë në recesion nëse do të shfaqet ndonjë goditje e re. Kjo mbetet gjithmonë një mundësi e lartë, veçanërisht në frontin e jashtëm, siç dëshmohet nga niveli shumë i lartë i pasigurisë në tregjet financiare. Sidoqoftë, dy aspekte pozitive ndeshen në këtë moment.

-Së pari, perceptimi për një qasje të ndryshme për Europën dhe një rënie e normave të interesit të borxhit qeveritar. Rënia e shpejtë e rendimenteve të obligacioneve qeveritare, që filluan në qershor favorizon aktivitetin ekonomik, sepse lehtësoi kredimarrjen, si dhe frenoi interesin e shpenzimeve të qeverisë.

Së dyti, aftësia e kompanive të vendosura në Itali për t’u përshtatur shpejt me situatat ndërkombëtarë që ndryshojnë, vazhdon të mbështesë rritjen e eksportit me një ritëm më të shpejtë sesa kërkesa globale.

Performanca e tregtisë botërore ra ndjeshëm nga parashikimet e bëra në muajt e mëparshëm, për shkak të rritjes së tensioneve proteksioniste (veçanërisht midis SH.B.A.-së dhe Kinës) dhe pasigurisë gjeoekonomike, e cila është aktualisht në nivele rekord, me epiqendra në disa vende (Mbretëria e Bashkuar, Irani, Venezuela, Libia dhe Argjentina). Në ndryshim nga kjo situatë, eksportet italiane vazhdojnë të jenë një faktor pozitiv, falë mbështetjes së elementëve të ndryshëm:

1. vendndodhja gjeografike – Italia është shumë pak e pranishme në tregjet jashtë BE-së ku rënia është shfaqur më shumë;

2. strategjitë e kompanive ndërkombëtare – të cilat kanë gjeneruar një fluks të ri eksportesh, veçanërisht nga disa rajone italiane;

3. politikat ndërkombëtare – mundësi të krijuara nga taksat e SH.B.A.-së për të zëvendësuar produktet kineze të eksportuara më parë në Shtetet e Bashkuara; shitje të parakohshme me Mbretërinë e Bashkuar duke parashikuar se Brexit do të ndodhte në 31 tetor; marrëveshje tregtare me shtete të rëndësishme si Japonia.

Në veçanti, sipas vlerësimeve të Departamentit të Kërkimeve të Konfindustrisë taksat më të larta amerikane për produktet kineze kanë mundësuar një rritje të eksporteve italiane të produkteve të prekura në tregun amerikan me rreth 7 pikë përqindje në tre tremujorët pas vendosjes së taksave.

Eksportet e mallrave të ndërmjetëm dhe të investimeve pasqyruan një ecuri të dobët këtë vit, pasi këto mallra janë më të përfshira në zinxhirët e vlerës globale. Rritja e eksporteve italiane është nxitur vetëm nga mallrat e konsumit: produktet farmaceutike, veshjet dhe produktet e lëkurës, ushqimet dhe pijet shfaqën një rendiment shumë të lartë.

Investimi privat. Shkalla e rritjes së formimit të kapitalit privat bruto, parashikohet të ngadalësohet gradualisht në vitin 2019 dhe 2020. Faktorë të ndryshëm do të priren të pengojnë vendimet për shpenzime të sipërmarrësve në periudhën dy vjeçare të parashikuar, ndërsa faktorë të tjerë do të kenë një ndikim pozitiv.

Faktorët jo të favorshëm përfshijnë: rritjen e taksave indirekte, të cilat duke supozuar një kalim të pjesshëm të çmimeve përfundimtare, zvogëlojnë fitimet dhe likuiditetin e ndërmarrjeve; dhe një rregullim i natyrshëm pjesërisht në ulje i shpenzimet kapitale, pas stimujve të viteve të kaluara.

Për më tepër, rënia e pritshmërisë së kërkesës së brendshme dhe të huaj të ndërmarrjeve, që është faktori kryesor “përcaktues” për investime, ka ngadalësuar dinamikën e vitit 2019. Nga ana tjetër, rikuperimi teknik i supozuar i kërkesës së huaj në vitin 2020 pritet të ketë një ndikim të favorshëm tek investimet.

Mundësia për kredimarrje për firmat, një parakusht i rëndësishëm për nxitjen e investimeve, do të ndikojë në një mënyrë të ngjashme: pas pengesës së vitit 2019, ajo pritet të rikuperohet në vitin 2020. Në të vërtetë, dy nga elementët që kanë rënduar kredidhënien këtë vit janë duke u përmirësuar: rendimentet qeveritare dhe kreditë me probleme të bankave. /Monitor

- Reklamë -
- Reklamë -

Të fundit

Arrat mund ta përmirësojnë kujtesën

Ngrënia e arrave mund ta përmirësojë performancën në testet e funksioneve kognitive, duke i përfshirë testet për kujtesën, përqendrimin dhe shpejtësinë e...

Një truk i cili ju garanton krepa më të buta

Falë këtij truku, gjithmonë do të gatuani krepa të shijshme! Nga receta standarde dallohet vetëm në mënyrën e shtimit...

LG V60 ThinQ 5G lansohet zyrtarisht me ekran të dyfishtë

LG kanë qenë të qëndrueshëm në shtytjen e aksesorit Dual Screen për mjaft kohë, pasi prodhuesi Korean nuk ka ende pajisje të...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike: Në Kosovë nuk ka koronavirus

Nga data tetë e këtij muaji deri më sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën rRT-PCR, janë testuar gjithsej...

Thaçi takohet me Pompeon, ja çfarë u bisedua

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur në Departamentin Amerikan nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo. Thaci ka treguar...