Vetëvendosje, Alternativa, LDK e AKR bashkë kundër Gjinit

Mos i humb

Alternativa, Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re sot kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi për balotazhin e 19 nëntorit në Gjakovë.

Me këtë rast, kryetarja aktuale njëherit edhe kandidate për kryetare të Gjakovës në mandatin e ardhshëm, nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, tha se kanë përafruar qëndrimet dhe programet qeverisëse me subjektet e tjera në mënyrë që Gjakovës t’i sigurohet progresi dhe zhvillimi, duke pamundësuar rikthimin e keqqeverisjes.

Kusari: Ne ofrojmë rrugën e progresit dhe zhvillimit për Gjakovën

“Ne si forca politike progresive, konsiderojmë se kemi pasur përafrime të programit, të qëndrimeve tona, lidhur me fatin e komunës së Gjakovës dhe zgjedhjeve që janë tejet të rëndësishme për 4 vite e ardhshme. Zgjedhjet e 19 nëntorit do të jenë zgjedhje të cilat do të ofrojnë dy rrugë: rrugën e progresit dhe zhvillimit për Gjakovën apo rrugën e regresit apo kthimit prapa”, theksoi ajo.

Edhe kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Gjakovës, Driton Çaushi tu shpreh se 19 nëntori është më tepër se një ditë e zgjedhjeve, duke thënë se është një udhëkryq në mes të një të një qeverisjeje që sjellë zhvillim dhe një tjetre që më parë ka keq qeverisur me këtë komunë.

Madje ai tha se qytetarët e Gjakovës me votën e tyre nuk duhet të lejojnë rikthimin e keqqeverisjes.

Çaushi: Keqqeverisja nuk guxon të rikthehet në Komunën e Gjakovës

“E diela që po vjen nuk është një ditë e zakonshme e zgjedhjeve, është një udhëkryq në mes të një qeverisjeje potenciale me këtë bashkëpunim që sot e paraqesim para jush, dhe një mundësie apo rrezik që me çdo kusht duhet të parandalohet, pra të një rikthimi të një keqqeverisje të cilën kujtesa e të gjithë qytetarëve e ka shumë të qartë dhe e cila nuk guxon të rikthehet dhe nuk ka vend në Komunën e Gjakovës”, tha Çaushi.

Ndërsa kryetari i degës së LDK-së në Gjakovë, Luan Gola ftoi qytetarët e kësaj komune që të dalin dhe të votojnë kryetaren më të mirë

Gola: Qytetarët të përkrahin Lilën

“Ajo çfarë unë kërkojë nga qytetarët e Gjakovës, kërkoj që në mënyrë sa më masovike të dalin me datën 19-të, ta përkrahin kandidaten zonja Kusari-Lila”, tha Gola.

Ndryshe, në garë për këtë komunë në raundin e dytë të votimeve të së dielës janë: Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa dhe Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit