“Vettingu” i policisë në Kuvend, Xhafaj: Proces i pavarur nga Qeveria

Mos i humb

Kuvendi u mblodh këtë të hënë në seancë plenare me dy projektligje të rëndësishme në rend të ditës.

Së pari diskutohet projektligji i njohur si “vettingu” i Policisë së Shtetit. Në prezantimin e kësaj nisme, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj premtoi se organet e vlerësimit do të jenë të pavarura nga qeveria dhe procesi i ndershëm e i paanshëm.

Ministri tha gjithashtu se projektligji u jep mundësinë ish-anëtarëve të Policisë së Shtetit për t’u rikthyer në këtë strukturë.

“Si shenjë e paanshmërisë politike, projektligji parashikon edhe rikthimin e ish-anëtarëve të Policisë së Shtetit, që më parë i nënshtrohen këtij vettingu”, deklaron Xhafaj.

Ministri shtoi se synimi është largimi i të gjithë atyre që nuk përmbyshin standardin profesional dhe moral dhe iu përgjigj akuzave të opozitës, e thotë se projektligji është një shpikje shqiptare.

“Ky është një standard ndërkombëtar dhe jo një shpikje shqiptare”, deklaroi ministri Xhafaj.

Kritikave të opozitës se në Policinë e Shtetit ka elementë të lidhur me krimin e organizuar dhe me kultivimin e trafikimin e hashashit, kryesisht në drejtim të Italisë, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj iu përgjigj duke sjellë raportin e Guardia di Finanzas për 2017.

“Ky raport thotë se kultivimi i hashashit në Shqipëri ishte më i ulti nga gjithë vitet që ka lindur ky fenomen”, thotë ministri.

Xhafaj deklaron se me rrezik janë grupet kriminale që zotërojnë asete financiare domethënëse.

“Disa grupe kriminale zotërojnë asete financiare domethënëse, që i bëjnë shumë më të rrezikshme për sigurinë dhe rendin publik. Megjithatë, pushteti ekonomik i grupeve kriminale u dobësua gjatë vitit 2017. Janë mbi 40 mln euro asete me burime kriminale, ndërkohë që në 2013 kjo shumë nuk kalonte as 1.2 mln euro”, u shpreh Fatmir Xhafaj.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit