VIDEO/ Basha viziton pallatin ku jeton Ndreu, banorja: Ministri Sandër Lleshaj u tall me mua!

Mos i humb

Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme në qytetin e Lezhës ku është takuar me banorët e pallatit të shumë debatuar 12 katësh për të cilët banorët kanë shprehur shqetësimin se përbën rrezik pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Një banore i ka shprehur shqetësimin Bashës se është ofenduar nga ministri Lleshaj, ndërsa një tjetër i ka thënë se masa e ndihmës sociale i është ulur ndërsa nuk ka para për të blerë ilaçe për vajzën. Kjo e fundit i tha kreut të opozitës se nuk ka as shtëpi dhe as punë për të siguruar të ardhura.

Një tjetër banor i tregoi liderit të opozitës së në lagjen “Gurrat” 13 pallate janë shpallur të pabanueshme për shkak të dëmeve nga tërmetet.

Pjesë nga shqetësimet e qytetarëve me Bashën:

Banorja,1: Të rujtë Zoti,

Basha: A keni pas dëme?

Banorja,1: Na thonë se disa trarë kanë probleme, frikë kemi mjaft, s’di çfarë të them. Të thonë të paktën që është i pabanueshëm se jemi duke fjetur me frikë çdo natë

Basha: S’keni faj

Banorja,1: Dikush thotë kështu, dikush ashtu, ministri tallet me mua, tha a ka ndonjëri ndonjë shpi e të vij të banoj

Basha: E papranueshme

Banorja,1: Me u tall me ne të mos tallet se s’dimë çfarë të bëjmë.

Banorja,2: 500 vjet me jetu i humbtë fara. I çoj paret tek kryeministri, 20 vite eci në këmbë, s’kam shtëpi dhe as tokë, eci 20 minuta në këmbë, e kemi mbi kry (Ramën). Me Sali Berishën merrja 45 mijë lekë ndihmë sociale, ndërsa me Edi Ramën marr 17 mijë, amanet, Kishën e Laçit. Nuk kam lekë me dërgu vajzën për ta vizituar, 10 mijë mijë i don rruga.

Banorja,3: Një komb me përparu me gëzu e jetu, duhet moshën e tretë me e respektu. 50 mijë lekë nuk na dhanë për shpërblim. I thotë baba të birit, o bir mos më hidh këtu se kanë hedhur babain tim, edhe fëmijët e mijë ashtu kanë për të bërë me mua? Po i thotë i ati.

Banori,5: Shumica e pallateve janë pa struktura, kanë kollona të dëmtuara. Janë të vjetra, të amortizuara. Një pallat për vlerësim duhet deri në 3 orë. Tek ‘Gurrat’ 13 pallate janë të pabanueshme.

Banorja,6: Brenda nuk është e pabanueshme, ka shkallët e dëmtuara

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit