Vulin: Shqetësimi i Vuçiçit për ushtrinë e Kosovës është i drejtë

Mos i humb

Zyrtarët serbë edhe më tutje po vazhdojnë ta cilësojnë si kërcënim për rajonin themelimin e ushtrisë së Kosovës.

Përfaqësuesit serbë, në vazhdimësi po e cilësojnë si kërcënim për sigurinë e rajonit krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Siç shkruan “Novosti”, ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se shqetësimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, se formimi i ushtrisë së Kosovës është një sfidë për Serbinë dhe kërcënim për rajonin, është më se i drejt.

Sipas Vulinit, formimi i ushtrisë së Kosovës tregon qartë qëllimin e saj.

“Çfarë ushtrie, për çfarë do të shërbej ajo?. Kundër kujt do të luftojë ajo, të sulmojë Malin e Zi, Maqedoninë, KFOR-in, Shqipërinë”, është shprehur Vulin, i cili duke iu referuar Kosovës si krahinë jugore të Serbisë, ka thënë se Serbia nuk mund ta sulmojë krahinën e saj.

“Nëse ushtria shërben për të luftuar kundër Serbisë, ajo duhet të shpërbëhet menjëherë sepse Serbia nuk e ka ndërmend ta sulmojë krahinën e saj jugore dhe nuk ka ndërmend të marrë pjesë në asnjë konflikt të luftës”, është shprehur Vulin. Vulin insiston se ideja për krijimin e ushtrisë së Kosovës është vetëm për ta luftuar Serbinë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit