Arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për personat e pagjetur

Mos i humb

Grupi Punues i  Komisionit për Personat e Pagjetur, ka njoftur se  pavarësisht shqetësimeve dhe angazhimeve për personat e pagjetur është arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ku në të cilën është bërë pranim-dorëzimi i mbetjeve mortore.

Kryetari i komisionit Qeveritarë për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj ka thënë se kjo mbledhje ka qenë për tu informuar lidhur me punët e deri tashme si dhe për takimin e dy Grupeve Punues në Beograd ku whstw arritur njw marrwveshje pwr pranim dorwzimin e mbetjeve mortore.

” Kemi biseduar lidhur me punimet që e i kemi bërë gjatë këtyre muajve . Sipas informacioneve ne kemi kërkuar në Rashk dhe Mutivod por nuk kemi gjetur asgjë. Dje dhe pardje kemi zhvilluar në Majac por nuk kemi gjetur as aty asgje. Është një dinamik e germimeve vlersuese dhe do të vazhdojm edhe më tejë të germojm në të gjitha vendet ku kemi dyshime. Përveç ketyre aktiviteteve javën e kaluar kemi mbajtu një mbledhje më grupet punuese në Beograd  dhe kemi arritur një marrveshje mes dy vendeve rreth pranim dorzimit të mbetjeve mortore të cilat janë në Serbi apo në Kosovë”, tha Gjetaj.

Ndersa Jahja Lluka nga zyre e Kryeministrit tha se ne muajin nëntor do të mbahet një takim në Hagë, ku në të cilin takim do të do të nënshkruhet një plan operacional për personat e pagjetur.

” Më 5 nëntor do të jen në Hag për të nënshkruar një plan operacional për ndriqimin e fatit të përsonave të të zhdukurve. Ne nuk kemi problem me të tjeret porvetem më Serbin dhe me 17 e 18 nëntor do të kemi një puntori në Sarajve për ligjin për përsona të zhdukur dhe jemi duke punu në këtë drejtim. Jemi të interesum që familjaret të ndihmohen dhe kjo është prioritet i Qeverisë. Është veshtir dhe tashmë nuk ka varreza masive por vetem individuale dhe kanë kaluar 20 vite që nga lufta dhe e dima se ka pak ngecje por ne do të vazhdojm punene dhe nuk do të ndalemi”,tha Lluka./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit