Xhafer Tahiri zhvillon takim me homolgun e tij në Gjermani

Mos i humb

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhaferi Tahiri, gjatë një vizite në Gjermani është pritur në takim nga kryetari i Iserlohn, Dr.Peter Paul Aherns. Gjatë këtij takimi me homologun e tij, Tahiri e ka njoftuar rreth historisë dhe trashëgimisë kulturore të qytetit të Vushtrrisë.

“Krenar me përfaqësimin e denjë që na bëjnë bashkëqytetarët tanë në këtë qytet”, ka shkruajtur ndër të tjera Tahiri në faqën e tij zyrtare në facebook, derisa ka njoftuar se këto dy komuna do të fillojn me bashkëpunime të reja.

Ky është postimi i plotë i kryetarit Tahiri:

Për rikonfirmim të miqësive të vjetra dhe për bashkëpunime të reja. Pritje e ngrohtë nga Dr. Peter Paul Aherns, Kryetar i Iserlohn, Gjermani. I lumtur të njoftoj mikëpritësin me historinë dhe trashigiminë kulturore të Vushtrrisë. Na presin bashkëpunime të reja për të mirën e qytetarëve tanë. Krenar me përfaqësimin e denjë që na bëjnë bashkëqytetarët tanë në këtë qytet.

Ndër të tjera kryetari Tahir ia dorëzoi një dhuratë simbolike homologut të tij Dr. Peter Paul Aherns. /Kosova Post/

Fotografia e Xhafer Tahiri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit