Xi: Çdo përpjekje për të ndarë Kinën është “e destinuar të dështojë”

Mos i humb

Presidenti kinez Xi Jiping ka bërë një fjalim përmbyllës nacionalist të zjarrtë në parlament, duke e përshkruar Kinën si një fuqi globale në rritje.

Xi tha se “arritja e unitetit total”, ishte “shpresa kolektive e popullit kinez”, dhe çdo përpjekje për ta ndarë është e “destinuar të dështojë”.

Fjalimi ishte një paralajmërim i fortë kundër çdo përpjekje separatizmi nga vende si Tajvani apo Hong Kongu. Xi tha gjithashtu edhe që Kina nuk do të jetë e kënaqur me zhvillimet e saj.

Ndërkohë kryeministri Li Keqiang, përdori konferencën e tij vjetore për të thënë se Kina është e angazhuar për bashkëpunim global në tregti.

Ai tha se Kina do të hapë më tej ekonominë e saj dhe “ dhe do të sigurohet që firmat vendase dhe të huaja” të “jenë të afta të konkurrojnë ndershmërisht në tregun e madh kinez.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit