Yildirim: Shpresoj të përmirësohen marrëdhëniet turko-amerikane

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Turqisë, Binali Yildirim deklaori se shpreson që marrëdhëniet turko-amerikane do të avancohen pas largimit të Rex Tillerson nga posti i Sekretarit amerikan të Shtetit.

Shefi i Qeverisë turke udhëtoi sot në mëngjes për vizitë zyrtare në Azerbajxhan, ndërsa para nisjes në aeroportin Esenbog në Ankara iu drejtua gazetarëve dhe komentoi vendimin e djeshëm të presidentit Donald Trump, i cili shkarkoi shefin e Departamentit të Shtetit Rex Tillerson dhe paralajmëroi se shefi i diplomacisë amerikane do të jetë drejtori i deritanishëm i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) Mike Pampeo.

“Pa marrë parasysh çfarë ka ndodhur, qëndrimi i Turqisë është i qartë. Për ne nuk është edhe aq me rëndësi se çfarë do të mendojë sekretari i ri i Shtetit për Turqinë”, tha Yildirim.

Duke theksuar se në periudhën e ardhshme mund të vjen deri te vendosja e marrëdhënieve të shëndosha mes Ankarasë dhe Washingtonit, Yıldırım tha se marrëdhëniet nuk varen nga individë.

Vendimi i Trumpit për shkarkimin e Tillersonit nuk është befasi e madhe duke marrë parasysh se nuk dakordoheshin për shumë çështje të politikës së jashtme, përfshirë edhe luftën kundër ndryshimeve klimatike, krizën në Gji dhe marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Presidenti amerikan Trump dje konfirmoi se me Tillerson-in nuk janë dakorduar shumë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit