Zaev: Shkruam histori, të ardhmes sonë i hapëm faqe të reja

Mos i humb

Bashkëndjej dhe e kuptoj hidhërimin, por edhe krenarinë e çdo qytetari të shumicës dërrmuese për vendimin për të pranuar hapin gjigant drejt mirëqenies dhe të ardhmes së vendit tonë dhe të popullit tonë, deklaroi sot kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në fjalimin e tij të parë pas votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Një ditë pas votimit të cilin Zaev e quajti një moment historik, ai falënderoi deputetët për “vendimin e madh dhe të përgjegjshëm”, ku vuri në dukje se ai e dinte faktin se sa i vështirë është ai vendim.

“Për këtë moment historik, dua t’i shpreh mirënjohjen më të sinqertë secilës deputete dhe secilit deputet për këtë vendim të madh dhe të përgjegjshëm. E di se sa ishte e vështirë të bëhet prandaj e kuptoj hidhërimin, por edhe dhe krenarinë e çdo qytetari nga shumica për të pranuar vendimin si një hap përpara për të mirën e vendit dhe popullit”, tha Zev.

“Shkruam histori ndërsa të ardhmes i hapëm faqet e reja të bardha”, shtoi më tej ai.

Ai thotë se marrëveshja do t’i mundësojë Maqedonisë së Veriut anëtarësim të plotë në NATO dhe BE ku do t’i garantohet siguria, stabiliteti të cilat, sipas tij, vendin do ta bëjnë ekonomikisht të fortë.

“Vota për zbatimit e Marrëveshjes së Prespës është një votë kundër izolimit, kundër pasigurisë dhe kundër varfërisë. Një vendim që u jep fuqi gjeneratave tona të reja që të ngrihen paralelisht me bashkëmoshatarët e tyre evropianë”, tha kryeministri i Maqedonisë.

Zaev i kërkoi opozitës të jetë e përgjegjshme dhe vazhdimisht t’i përkujtojnë autoritetet për përgjegjësitë që kanë.

Sa për thirrjen e mbrëmshme të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski, për zgjedhje të parakohshme, Zaev tha se çështja do të vendoset në organet partiake.

Vendimet mbi ndryshimet kushtetuese sot do të publikohen në “Gazetën Zyrtare”, me çka hyjnë në fuqi, pasi siç sqaroi kryeministri Zaev, për hyrjen në fuqi nuk nevojitet nënshkrimi i presidentit të vendit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit