Zjarr në Kaliforni, evakuohen 3.000 persona

Mos i humb

 

 

 Si pasojë e zjarrit pyjor të përhapur në rajonin Lake County, në veri të shtetit federal të Kalifornisë në SHBA, është shkatërruar një hapësirë prej më shumë se 31 kilometra katrorë, ndërsa rreth 3.000 persona që jetonin në rajon u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

Në një deklaratë nga Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtje nga Zjarri thuhet se zjarri i cili ka marrë hov nga era është përhapur në një hapësirë prej 31 kilometra katrorë, ndërsa 3.000 persona që jetonin në rajon u detyruan të evakuohen nga shtëpitë e tyre për shkak se zjarri nuk ishte vënë nën kontroll.

Në zjarrin, i cili nuk shkaktoi të vdekur apo të plagosur janë dëmtuar të paktën 22 shtëpi dhe ndërtesa.

Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown tha se në rajon është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për të siguruar më shumë burime në punimet e shuarjes së zjarrit.

Si pasojë e zjarrit pyjor në rajon në vitin 2015 kanë humbur jetën 4 persona, ndërsa rrreth 2.000 ndërtesa ishin dëmtuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit