Partia që me një deputet i mban katër ministri

Mos i humb

 

 

Aleanca Kosova e Re shumë shpejt edhe zyrtarisht mund të mbetet me vetëm një deputet në Kuvendin e Kosovës nga dy sa kishte deri tash. Numër ky që është shumë më i vogël në krahasim me ministritë që udhëheq kjo parti.

Islam Pacolli që është i afërm i kryetarit të AKR-së Behgjet Pacolli, pritet të mbetet deputeti i vetëm i kësaj partie pasi që deputeti dhe këngëtari Labinot Tahiri ka paralajmëruar largimin nga AKR-ja për t’iu bashkuar partisë që udhëhiqet nga Albin Kurti.

Vetë Tahiri ditë më parë pranoi se po mendon largimin nga AKR-ja.

“Kështu që unë kur i shoh gjërat që nuk janë duke shkuar mirë, ndërmarr hapa të tjerë. P.sh në parti ka deputetë të tjerë që pyeten e jo ata që i ka Behgjeti në parlament, i ka disa deputetë ai përreth që i kryejnë punët e tij, p.sh. në aspektin e çdo gjëje që ka partia, ndërsa ne deputetët e tjerë neglizhohemi sepse më nuk i duhemi derisa kur na kërkonte të mos e hedhim votën për koalicionin PAN”, kishte thënë Tahiri për Blic.

Por përkundër se AKR-ja nuk po arrin t’i mbajë deputetët në parti, ky subjekt politik po arrin t’i mbajë postet e ministrave që janë shumë më shumë se deputetët që numëron AKR-ja. Menjëherë pas koalicionit me PDK-në, AAK-në dhe Nismën ishte larguar edhe Korab Sejdiu, i cili tashmë bën pjesë në grupin parlamentar të LDK-së , shkruan Insajderi. Megjithatë, AKR-ja numëron katër ministra nga radhët e saj dhe postin e zv/kryeministrit në Qeverinë “Haradinaj”. Kryetari i partisë, Behgjet Pacolli, mban postin e zv/kryeministrit dhe ministrit të jashtëm, Albena Reshitaj, postin e ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Bejtush Gashi postin e ministrit të Brendshëm dhe ministri që është duke u përballur me drejtësinë, Valdrin Lluka në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit