Zjarrvënësi gjerman burgoset me 3.5 vjet për sulmin mbi xhaminë

Mos i humb

Zjarrvënësi që shkaktoi dëme të konsiderueshme majin e kaluar në një xhami në qytetin gjerman Hagen në shtetin e Rhine-Westphalia të Veriut sot u dënua me 3.5 vjet burg, (AA).

Personi 53-vjeçar, i cili vuri zjarr mbi një deponi plehrash dhe kartonave jashtë deponisë me flakët që u përhapen në xhami, u dënua nga një gjykatë lokale.

Omer Oral, zyrtar i Bashkimit Islam Kombëtar (IGMG), një nga shoqatat më të mëdha muslimane-turke të Gjermanisë, tha se ata shpresojnë se vendimi do të pengojë të gjithë armiqtë e Islamit.

Xhamia, e cila i përket IGMG-së, pas sulmit më 25 maj të vitit të kaluar u dëmtua.

Grupi ka bërë thirrje për një hetim të plotë mbi incidentin.

Gjermania ka qenë dëshmitare e islamofobisë dhe urrejtjes në rritje ndaj migrantëve në vitet e fundit të shkaktuara nga partitë e ekstremit të djathtë, të cilët kanë shfrytëzuar frikën për një krizë refugjatësh dhe terrorizmi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit