Zvicra është vendi më i lirë në botë

Mos i humb

Sipas një raporti të publikuar sot në Indeksin e Lirisë Njerëzore, Zvicra është vendi më i lirë në botë.

Indeksi përdor 79 tregues të lirive personale, civile dhe ekonomike për të renditur 159 vende dhe autoritete në mbarë botën, raporton “Europa e Lirë”.

Në pesëshen e parë, pas Zvicrës radhiten Hong Kongu, Zelanda e Re, Irlanda dhe Australia.

Nga vendet e rajonit të Ballkanit, Kroacia është radhitur në pozitën numër 43, Mali i Zi 51, Serbia 55, Bosnja dhe Hercegovina 57 dhe Maqedonia 60. Për Kosovën nuk janë bërë matje.

Indeksi është publikuar nga Institucti Cato në SHBA, Instituti Fraser në Kanada dhe Fondacioni Friedrich Naumann në Gjermani./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit