​9 milionë banorë do të testohen për Covid-19 në pesë ditë në Kinë

Mos i humb

Populli i qytetit të Qingdao në Kinë do t’i nënshtrohet testimit për Covid-19 në 5 ditë.

Testimi masiv ka ardhur si pasojë e dhjetëra rasteve të reja të infeksioneve.

Qingdao ka një popullsi prej 9 milionë banorësh, të cilët pritet ti nënshtrohen testit, teksa një metodë të tillë autoritetet përgjegjëse kineze e kanë quajtur si një mënyrë për të mbajtur nën kontroll pandeminë, raporton BBC.

E njëjta gjë ndodhi edhe në maj, kur i gjithë qyteti i Wuhan, ku edhe mendohet se nisi virusi, iu nënshtrua testit.

Autoritetet e Kinës tashmë e kanë kthyer në strategji testimin masiv në momentin e parë kur një zonë shfaq të infektuar.

Deri më tani ka rezultuar e suksesshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit