1 mijë e 73 gjoba për mos respektim të masave anti-COVID, vetëm në orët e fundit

Mos i humb

Që nga muaji mars, Kosova po vazhdon të përballet me situatën e krijuar si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19.

Nga konfirmimi i rasteve të para, institucionet e vendit ndërmorën masa nga më të ndryshmet, në mënyrë që kjo përhapje të ndalohet apo sado pak të zvogëlohet.

Edhe pse këto masa ndryshuan nga muaji në muaj, shumë prej tyre vazhdojnë të jenë ende aktive dhe të obligueshme.

Me votimin e ligjit për Parandalimin dhe Përhapjen e COVID-19, edhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës iu lejua që të shqiptojnë gjoba sa i përket mos-respektimit të masave të vendosura anti-COVID.

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 73 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID, raporton Indeksonline.

Duhet përkujtuar që para dy ditëve, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka porositur institucionet përgjegjëse që të shtojnë numrin e inspektorëve, por edhe të shtohet kontrolli se sa po respektohen masat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit