1 plumb në gojë, 3 në kokë e tre në gjoks, detajet nga vrasja e Endri Mustafës në Shkodër

Mos i humb

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 32-vjeçarit Endri Mustafa në Shkodër. Abc bën me dije se ai është qëlluar me të paktën 7 plumba. 1 plumb e ka marrë në gojë, 3 të tjerë në kokë dhe 3 plumba në gjoks.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pistoletë që dyshohet se është arma me të cilën është kryer vrasja si dhe 8 gëzhoja. Ndërkohë në armë është gjetur edhe një plumb i pa shkrepur.

Trupi i pajetë i të riut është gjetur sot në mëngjes nga policia që ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Plotë Zyrtar

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 17.05.2021, në orën 09:00, në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, Shkodër është gjetur i pajetë shtetasi Endri Mustafa, 32 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.

Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autoriteteve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit