10 aktivitete që i shkëpusin adoleshentët nga pajisjet elektronike (foto)

Mos i humb

A dëshironi që fëmija juaj adoleshent të kalojë më shumë kohë jashtë kompjuterit, e të mos mbetet i ngjitur me pajisjet elektronike? A i doni që adoleshentët të dalin në aktivitete në natyrë, pasi ata as që i njohin ato?

Nëse po, atëherë ky artikull mund t’ju ndihmojë të planifikoni disa aktivitete interesante dhe tërheqëse për ta.

Në të kaluarën jo aq të largët, fëmijët e të gjitha moshave donin të dilnin dhe të kënaqeshin me miqtë dhe familjen. Por ajo ishte një epokë tjetër. Lojrat virtuale nuk kishin hyrë në shtëpitë tona dhe në shoqëri. Telefonat e mençur ishin akoma një figurë e imagjinatës. Aktivitetet në natyrë, pra, ishin një zgjedhje e famshme e argëtimit edhe për adoleshentët.

Ne kemi gjetur disa lojëra zbavitëse në natyrë për adoleshentët që me siguri se do t’i bëjnë të lakmojnë në pak ajër të pastër.

1. Kite – Fluturaket:

Image result for kite running

Ky është një aktivitet në natyrë që tinejxheri juaj do ta dashuroj! Mbase nuk ka pasur kontakt me fluturake, por garimi në cifte mund të jetë një aktivitet argëtues për të gjithë familjen. Pasi adoleshentët të mësojnë nisjen dhe drejtimin e fluturakes në qift, ju mund të organizoni edhe gara familjare.

2. Bungee Jumping: Kërcim nga lart me litar

Image result for bungee jumping
Bungee jumping nuk është për tu provuar pa siguri totale, por adoleshenti juaj aventuresk do të donte ta provoj një herë. Është një aktivitet ideal për udhëtim në fundjavë ose pushime. Bonusi për juve? Shikojeni një herë në jetë se deri ku shkon adrenalina e tyre!

3. Çiklizmi:

Related image
Na ishte një kohë kur adoleshentët donin biçikleta. Pse të mos e ringjallim këtë aktivitet? Ju mund të planifikoni një ekspeditë çiklizmi me adoleshentin tuaj kurdoherë. Jo vetëm që është e mirë për palestër, por është gjithashtu mjaft zbavitëse.

4. Hiking – Ngjitja:

Related image
Zgjidh një majë piktoreske dhe “rebeli” juaj do të pranojë të vijë në udhëtim me ju. Hiking është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për adoleshentin të kalojë kohën jashtë dhe të mësojë se si ta vlerësojë natyrën.

5. Soditja e yjeve:

Related image

“Pse po i shikon yjet”, na u drejtoheshin më parë prindërit, por tani ky na duket “super aktivitet” në krahasim me varësinë nga pajisjet elektronike.

Dhe ka ardhur koha që ju, së bashku me adoleshentin tuaj të merrni rrugën për një fushë të gjerë, ku pamja e qiellit është e hapur dhe spektakolare, dhe shikojni e kënaquni me mrekullitë e Zotit.

6. Rafting – Lundrimi në ngushtica lumenjsh

Image result for rafting with my kids
Planifikoni një rafting në lumenj të rrëmbyeshëm (Në Shqipëri është i famshëm Kanioni i Osumit). Ky aktivitet është “mbushje baterish” argëtim i pafund.

7. Ball Dodge:

Image result for ball dodge

Kjo lojë ka shumë variante, por në përgjithësi objektivi kryesor i secilës skuadër është eliminimi i të gjithë anëtarëve të skuadrës kundërshtare duke i goditur ata me topa të hedhur. Djersitje, adrenalinë!

8. Kopshtaria:

Pak e vjetër për standardet e adoleshentit, por ia vlen të provoni. Nëse ai/ajo e do gjelbërimin, do ta donte këtë aktivitet. Nëse planifikoni të mbillni një kopsht me bar, merrni idetë e tij/saj e pastaj edhe ndihmën për të përfunduar projektin.

9. Loja me disqe

Related image
Loja me disqe mund të bëjë fundjavën tuaj edhe më të kënaqshme. Është një aktivitet i bukur për festat familjare ose tubimet me miqtë.

10. Ecja:

Related image

Inkurajimi i adoleshentëve për të shëtitje të gjata është një mënyrë më delikate për ta inicuar atë për palestër dhe stërvitje. Është një aktivitet në natyrë që ia vlen të shkoni me ta. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit