10 këshilla për përmirësimin e vetës!

Mos i humb

1. Nëse shef se njerëzit të pëlqejnë ty, dije se kjo është nga bukuria dhe e mira që Allahu të ka dhuruar, ngase ata nuk din të metat(këqijat) tua që Allahu të ka mbuluar, andaj falënderoje Allahun dhe mos u mashtro pas vetës tënde !.

2. Nëse donë që të jesh i lumtur atëherë mos mendo për të kaluarën tënde(të keqe), mos vrapo pas njeriut që nuk mendon për ty, askush nuk vdes për shkak se është ndarë nga tjetrit, falëndero Allahun për mirësinë e harresës!

3. Mos syno të jesh më i mirë se të tjerët, por syno të jesh më i mirë se vetja jote në të kaluarën që ishe.

4. Mendja zvogëlohet atëherë kur mendon për të tjerët, ndërsa rritet atëherë kur mendon për vetën tënde.

5. Heshtja në raste të vështira dhe të rënda krijon respekt, ndërsa konflikti dhe polemika krijon përçarje dhe urrejtje.

6. Është pyetur një i moshuar a hakmerresh ndaj një njeriu që të bëri dëm, duke qeshur u përgjigje, a është nga urtësia të hakmerrem ndaj qenit që më ka lehur!

7. Sillu me çdo njeri sikur ai të jetë njeriu më i rëndësishëm për ty, jo pse ti ndjen lumturi si rezultat i kësaj sjellje ndaj tij, porse do kesh shokë më shumë të cilët do sillet me ndaj teje me at edukatë dhe ato cilësi.

8. Bashkohu, shoqërohu me njerëz aktivë ngase ata lënë gjurmë në idetë, mendjen dhe moralin tënd, e pas një kohe të shkurtë(shpejt) edhe ti bëhesh aktivë dhe mbjell gjurmë tek të tjerët.

9. Nëse ndokush të këshillon me ashpërsi mos u distanco prej tij, përfito nga vërejtjet dhe sugjerimet e tij, ngase pas ashpërsisë së tij qëndron një dashuri e thellë, mos u bë sikur ai që thyen orën e ziles(orën që të zgjon nga gjumi) e që nuk është fajtore pos që e ka zgjuar nga gjumi për namaz.

10. Buzëqeshja nuk blen(përfiton) bukë, por blen (përfiton) shpirtra dhe zemra, falënderoje Allahun që bëri buzëqeshjen në fenë tonë adhurim që shpërblehemi për të.

Unejs Murati-Daku

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit