10 mijë njerëz humbin jetën nga kriza ekonomike

Mos i humb

10 mijë vetëvrasje shtesë ka shkaktuar në Europë dhe Amerikën Veriore kriza ekonomike.

Një studim i publikuar nga “British Journal of Psychiatry”, tregon se vetëvrasjet janë rritur ndjeshëm e ndërsa shkaktar kryesor është ekonomia.

Grupi i studiuesve thotë se disa prej vdekjeve mund të ishin shmangur, pasi disa vende nuk kanë treguar rritje të mesatares së vetëvrasjeve.

Grupet e aktivistëve thonë se gjetjet e këtij studimi tregojnë se sa të rëndësishme ishin shërbimet e shëndetit mendor. Vetëvrasjet kishin qenë në rënie në Europë, deri në vitin 2007, ka shkruar aktuale.  Në 2009-n ka pasur një rritje prej 6,5%, një nivel që mbeti i qëndrueshëm deri në vitin 2011.

Kjo shifër është ekuivalente e 7950 vetëvrasjeve më shumë, se sa priteshin nëse vazhdonin trendet e viteve të kaluara.

Vdekjet si pasojë e vetëvrasjeve ishin në rënie edhe në Kanada, por është vërejtur një rritje e ndjeshme që kur vendi u prek nga recesioni në vitin 2008, gjë që shkaktoi 240 vetëvrasje më shumë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit