1000 Thënie

Mos i humb

Titulli: 1000 Thënie
Autorë: Jakup Asipi
Përmblodhën: Bajram Ramadani, Labinot Konushevci
Recensoi: Bashkim ALIU
Thëniet i lekturoi: Agim Avdiu
Përpunimi kompjuterik: Jusuf Saliu
Faqosja: Furkan Ism
Shtypi: Furkan Print – Shkup
Botues: Furkan Ism – Shkup

Botimi i librit bëhet në bashkëpunim me Shoqatën Edukative ”Vllaznia” – Kumanovë

Libri “1000 Thënie” i hoxhës së nderuar, Jakup Asipi, Allahu e mëshiroftë, i cili nuk la gjurmë vetëm në vendin ku veproi, por ndikimin e tij e shtriu në të gjitha trojet shqiptare dhe më gjërë, është mishërim i të kuptuarit të thellë të realitetit të kohës, vendit, mentalitetit të popullit, rrethanave lokale, rajonale dhe ndërkombëtare në të cilat jeton muslimani i sotëm nga njëra anë, dhe të kuptuarit të shëndoshë të Islamit dhe burimeve të të drejtës islame, e të moralit, nga ana tjetër.
Që nga kohët më të hershme, gjegjësisht nga koha e pejgamberëve të mëparshëm, pastaj edhe nga koha e njerëzve të cilët në historinë njerëzore janë cilësuar si nejrëz të mëdhej, siç janë filozofët e vjetër antik, etj., pastaj filozofët e mesjetës dhe kohës më të re, njerëzit e mençur dhe orratorët e ndryshëm, janë përpjekur që ta observojnë gjendjen e popullit dhe ta formulojnë atë për njeriun e kohës me fjalë të shkurtëra dhe kuptimplote, janë përpjekur ta shpjegojnë realitetin dhe fenomenet e ndryshme me shembuj të kapshëm për palën të cilës i referohet ligjërimi, por edhe për brezat e ardhshëm, me qëllim që efekti të jetë më i madh dhe më cilësor në kuptimin e drejtë dhe në zbatimin e mesazheve të ligjërimit të tij në jetën e përditshme.

MUND TA POROSISNI NË : www.fri.swiss/ ose ne numrin e telefonit :+41 79 469 50 36

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit