11 vjeçari gjen monedhën 2000 vjeçare në Jeruzalem

Mos i humb

Një monedhë argjendi e 2000 viteve më parë është gjetur rastësisht nga një 11 vjeçar izraelit gjatë një ekskursioni në parkun arkeologjik të Qytetit të David, në Jeruzalem, The Times of Izrael

Lajmi u konfirmua nga Autoriteti izraelit për arkeologjinë. Sipas arkeologëve monedha konsiderohet shumë e rrallë sidomos për dy arsye: E para ka të bëjë me shkrimin në gjuhën hebreje arkaike.

Në njërën anë shkruhet “viti i dytë” – që do të thotë se është krijuar vitin e dytë të luftës kundër romanëve, që njihet dhe si Revolta e madhe, rreth 68 vite para Krishtit. Në anën tjetër lexohet “Jeruzalemi i shenjtë”, dhe së bashku me cilësinë e lartë të argjendit me të cilin është bërë monedha, e cila peshon 14 gramë, tregon se mund të jetë krijuar nga një prift që ka përdorur metalin e rezervave të Tempullit.

Arsyeja e dytë ka të bëjë pikërisht me materialin e saj, që është argjend i pastër. Arkeologët izraelitë tregojnë se aktualisht janë vetëm 30 monedhat e gjetura që i përkasin asaj epoke.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit