137 kg kokainë në Portin e Durrësit, dënohen me 18.4 vite burgim dy të akuzuarit

Mos i humb

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë dënimin për dy personat që u kapën në vitin 2019 me 137 kg kokainë në Portin e Durrësit.

Altin Myslihaka u dënua përfundimisht me 10 vjet burgim nga 15 vjet pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. Ndërsa Adrian Bega u dënua me 8.4 vite burg nga 12.6 duke përfituar edhe ky nga gjykimi i shkurtuar.

Në kërkim për këtë ngjarje është Gentian Malindi, i akuzuar si organizator për porosinë e kokainës nga Ekuadori.

Sasia prej 137 kg lëndë narkotike ishte nisur nga Ekuadori, do kalonte nëpër vendin tonë dhe destinacioni final ishte tregu evropian.

Kokaina ishte fshehur në motorët e frigoriferëve në katër kontenierë me banane, të porositura nga një kompani shqiptare, e cila operon në treg nga viti 2011.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit