1500 veta me “zinxhirë njerëzorë” protestojnë për të drejtat e fëmijëve

Mos i humb

Në qytete të ndryshme të Zvicrës sot kanë protestuar rreth 1500 veta për të drejtat e fëmijëve. Ata kanë bërë “zinxhirë njerëzorë”, një aksion simbolik ky për solidarizim me fëmijët, organizuar nga Unicef-i, organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që funksionon në kuadrin e OKB-së.

Këto aktivitete, në shenjë të 10 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut janë zhvilluar në Bernë, Gjenevë, Lucern, St.Gallen dhe Cyrih.

Sipas Unicefit, sot në gjithë botën vuajnë nga ushqimi i pamjaftueshëm kronik rreth 165 milionë fëmijë. Ndërsa si pasojë e kësaj gjendjeje vdesin tre milionë fëmijë për çdo vit.

Vendet më të prekura nga kjo janë Jemeni, Sudani Jugor, Somalia dhe Nigeria. Por në të njëjtën kohë në Bangladesh vuajnë nga uria rreth 360 mijë fëmijë të komunitetit Rohingya, të përndjekur nga Birmania.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit