2 te arrestuar në Kuçovë, policia ishte në kërkim te tyre

Mos i humb

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim. Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim policor.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

-H.K., 66 vjeç, banues në Perondi, Kuçovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat e ka dënuar me dy muaj burg për veprën penale “Pengim për ekzekutimin e vendimit të gjykatës”.

-K.Rr., 56 vjeç, banues në Dimal, Berat, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Kundërshtim i vendimit të Gjykatës”.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit