2 të rinj të arrestuar në Kukës dhe Tropojë, nën hetim katër të tjerë

Mos i humb

Policia e Kukësit ka arrestuar dy persona dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë 4 shtetas të tjerë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Mes te arrestuarve është një 21-vjeçar, i denuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasi F. N., 35 vjeç, banues në Bajram Curri. Ky shtetas, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin e tij, është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.

Po ashtu specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasit: H. H., 62 vjeç, P. K., 42 vjeç, G. H., 36 vjeç, dhe E. B., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Informacion– Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë kapjen e shtetasit në kërkim A. Ç., 21 vjeç, banues në Kukës. Këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Shtetasi A. Ç. iu dorëzua DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasi F. N., 35 vjeç, banues në Bajram Curri. Ky shtetas, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin e tij, është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.
—-

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasit: H. H., 62 vjeç, P. K., 42 vjeç, G. H., 36 vjeç, dhe E. B., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetet e tyre taksi, shtetas të huaj pa dokumente identifikimi, të cilëve nuk iu kishin faturë taksimetri.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit