20 shkurti, Ramçaj: “Grupimi ‘90” në krah të PD

Mos i humb

Kryetari i “Grupimit 90”, Ajet Ramçaj ka kujtuar sot 32 vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, më 20 shkurt, 1991.

Në një deklaratë për mediet, Ramçaj tha se, “në 32 vjetorin e rënies së bustit të diktatorit gjakatar “Enver Hoxha”, Partia Demokratike përkujton ditën kur studentët u ngritën mbi regjimin më të egër që kishte parë koha pas luftës së dytë botërore”.

“Ishte ai regjim i cili shkatërroi breza të rinjsh, intelektualësh, familje dhe personalitete duke u shkatërruar të ardhmen e tyre për 50 vite. Sot në demokraci, është po e njëjta frymë persekutimi.

Sot qeveria Rama në 10 vitet e saj në pushtet ka bërë të mundur me vetëdije të plotë të largojë mbi 900 mijë njerëz, rreth 35% e popullsisë së Shqipërisë.

Si për të kujtuar vitet ’90, edhe sot pjesa më e madhe e shqiptarëve vuan për bukën e gojës.

Ne e shohim çdo ditë, kur përballemi me atë brez i cili luftoi fort për një jetë më të mirë dhe sot shpërblehen nga shteti me kacidhe dhe paketa të cilat jepen si lëmoshë nga qeveria.

Dhe është po Edi Rama i cili me vetëdije e bën këtë gjë, për të varfëruar një popull të cilin nesër mund ta blejë me pak para’ me qëllimin e vetëm, të qëndrojë sa më gjatë në pushtet.

Është po  i njëjti mentalitet si ai viteve të diktaturës ku tolloni ishte fletushka që të shuante urinë për pak orë, edhe sot, propaganda i ngjan atij tolloni, ku qeveria mundon të mashtrojë qytetarët”, tha ai.

Po ashtu, Ramçaj theksoi se, ““Grupimi ‘90”, është organizatë partnere e cila do të qëndrojë në krah të Partisë Demokratike, partisë së parë pluraliste në Shqipëri, ajo që solli demokracinë në Shqipëri dhe njohu fitore edhe në kohë të mëdha sfidash”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit