2018-ta vit i dështimit të diplomacisë kosovare

Mos i humb

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli e ka quajtur regres zhvillimin e politikës së jashtme në vitin 2018.

Sipas Pacollit, për  të gjitha dështimet e Ministrisë së Jashtme, qeveria Haradinaj nuk ka përfunduar asnjë shërbim në këtë drejtim.

“Kemi kaluar një vit tepër të pazakontë në politikën e jashtme në probleme të cilat mund të rekuperohen gjatë të cilit qevëria jonë nuk ka kryer asnjë shërbim. E gjithë kjo përbën një regres. Ata kanë deklaruar se do të kemi njohje nga Serbia, antarësim në Interpol dhe njohje të  tjera nga vendet e tjera si dhe do të marrim statusin e antarësimit në BE si dhe mos liberalizimi i vizave për Kosovën. Në vitin 2018 vetëm Barbados ka njohur Kosovën këtë vit, pasi Serbia ka lobuar me fushatë për tërheqjen e njohjeve”, u shpreh ajo, duke shtuar se gjithë këtë, ministri Pacolli nuk e ka pranuar mirëpo ka qenë zv.kryeministri Enver Hoxhaj, ai i cili e ka konfirmuar këtë.

Me tej, Pacolli fajësoj Presidentin Thaçi për kompromiset me Vuçiqin, të cilat sipas saj, e kanë kthyer vendin në gjendjen e mëparshme , siç ka qenë para pavarësisë së Kosovës.

“Përveç që nuk u arrit njohja nga Serbia, kompromis nga kompromisi arritëm në një gjendje në përputhje me planin e Vuçiqit. Presidenti Thaçi e ka kthyer vendin siç ka qenë para shpalljes së pavarësisë”, tha deputetja e VV-së.

Takimet e presidentit Hashim Thaçi me Putinin dhe Medvedev, sipas Pacollit, janë kundër interesit të Kosovës dhe do të kenë pasoja afatgjate.

“Takimi me Presidentin Medvedev dhe Putin, të cilët janë kundërshtarët kyç të shtetesisë së Kosovës, është i pafalshme dhe do të ketë pasoja afatgjate, gjë që është kundër interesit të Kosovës”, tha ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit