Procesi i regjistrimit të 22 mijë maturantëve në universitet publike dhe private të vendit shënoi një hap domethënës.
Mbyllet sot raundi i parë i regjistrimeve, për t’u pasuar nga një raund i dytë, që fillon në 19 shtator 2021.
Universitetet publike dhe private në vend ofrojnë rreth 30 mijë kuota studimi, për gati 22 mijë aplikantë, kjo sipas parimit, që askujt nuk do t’i mohohet e drejta të ndjekë studimet e larta. Universitetet publike tërheqin numrin më të madh të maturantëve rreth 78 % të tyre, por nuk mund të lëmë pa përmendur rezultatet e studimit të kryer nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale, që gati 60% e maturantëve synojnë të ikin jashtë për të studiuar dhe jetuar.
“Janë rreth 15 mijë maturantë që janë regjistruar në këtë raund të parë, kështu që mund të themi se kemi një ecuri shumë të mirë.
Degët që edhe vjet kanë qenë më të kërkuara janë Mjekësia e Përgjithshme, Fakulteti I Arkitekturës dhe Urbanistikës në Universitetin Politeknik i ka mbyllur 100% të gjitha programet e studimit. Infermieria është po ashtu në masën 100 % pothuajse në rang kombëtar. Një ecuri të mirë ka edhe Teknologjia e Informacionit, kryesisht Informatika që lidhet me programimin, që është shumë i kërkuar nga tregu vendas dhe I huaj. Ka një ecuri shumë të mirë deri tani edhe në programet e sportit. Universiteti Sporteve I Tiranës, ka realizuar në masën 100%, që në fazën e tretë dy programet e tij kryesore.
Në këtë fazë nuk mund të flasim për degë që mbyllen pasi janë kompetencë e universiteteve.
Krahasuar me dy vitet e fundit, numri I regjistrimeve ka patur një ulje minimale, më pak se 1%, kështu që mund të themi që kemi një ecuri normale, së paku në këto vite”.