Java e fundit e qershorit do të jetë vendimtarja për fatin e asaj që pritet të ndodhë më 30 qershor. Sot Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar, që kërkon anulimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që nuk pranoi ta çregjistrojë nga zgjedhjet pas dekretit presidencial.
Opozitarët, të cilët këmbëngulin se Kolegji Zgjedhor nuk ka të drejtë të gjykojë dekretin , të hënën do i kërkojnë KQZ lirimin e ambienteve që përdoren si qendra votimi dhe revokimin e listave të zgjedhësve në baskitë e tyre.
Ne anën tjetër shumica në KQZ vijon me mbledhjet për zgjedhjet e 30 qershorit dhe po zhvendos qendrat e votimit në qytet ku drejtojnë PD dhe LSI, në mjedise që nuk varen nga bashkitë, pasi drejtuesit po vijojnë prej disa ditësh një betejë me KZAZ-të./Top Channel/