331 viktima nga Covid-19 në Itali, rekord infektimesh, nuk ndalen shtrimet e reja

Mos i humb

331 persona humbën jetën nga koronavirusi në Itali në 24 orët e fundit duke e çuar në 41394 në total numrin e fataliteteve nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë që numri i të infektuarve vijon rritjen. Sot janë shënuar 32616 raste të reja nga 191144 teste që u bënë, shumë më pak se dje, që ishin 231673.

Lombardia është rajoni me rritjen më të madhe të rasteve të reja (6318), e ndjekur nga Campania (4601) dhe Piemonte (3884).

Pacientët që janë në kujdes intensiv u rritën me 115 ditën e sotme, duke shkuar në total në 2749, teksa shtrimet e reja në spitale nga koronavirusi janë 1331.

6183 qytetarë u shëruan në 24 orët e fundit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit