4 terroristë të YPG/PKK u vetëdorëzuan tek forcat turke

Mos i humb

Operacionet aniterroriste që zhvillohen brenda dhe jashtë vendit dhe rezultatet që janë marrë nga këto operacione kanë përshpejtuar zbërthimet në rritje brenda radhëve të organizatës, e cila po përjeton thyerje fizike dhe ideologjike, humbje të moralit dhe motivacionit.

Operacioneve u është shtuar edhe puna bindëse e familjeve duke bërë që numri i terroristëve të arratisur nga radhët e organizatës dhe të vetëdorëzuar tek forcat e sigurisë ka arritur në nivelin më të lartë të viteve të fundit.

Tre terroristë të PKK/YPG-së u bindën nga ekipet e policisë dhe xhandarmërisë, ndërsa një terroristët tjetër pasi u arratis nga organizata u vetëdorëzua tek forcat turke të sigurisë në provincën juglindore Shërnak (Şırnak).

Shifra e terroristëve që janë dorëzuar tek forcat e sigurisë në vitin 2019 me anë të bindjes është rritur në 260, njofton komunikata e Ministrisë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK – e njohur si një organizatë terroriste nga Turqia, ShBA dhe BE-ja – është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. Kurse YPG është zgjatimi i kësaj organizata në Siri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit