450 afganë pritet të mbërrijnë shumë shpejt në Shqipëri, ja ku do strehohen

Mos i humb

Rreth 450 afganë pritet të mbërrijnë së shpejti në Shqipëri, për tu strehuar përkohësisht.

Burime thonë se operacioni po koordinohet në vendin tonë nga Ministria për Punët e Jashtme dhe Ambasada Amerikane.

Gjithsesi shteti shqiptar është duke u bërë gati për të pritur 350-450 persona, qytetarë afganë të cilët përkohësisht do të strehohen në një ambient mes Tiranës dhe Durrësit, i cili është afër portit dhe aeroportit.

Kostot financiare të qëndrimit të tyre në Shqipëri, paraprakisht pritet të përballohet nga Shqipëria.

Strehimin e tyre e ka konfirmuar dhe ministrja Olta Xhaçka e cila me anë të një postimi është shprehur se Shqipëria është gati të presë qindra afganë.

‘Shqipëria është e gatshme të presë qindra afganë, jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë. Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”– shkruan ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme në ‘Twitter’

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit