49 kg kokainë për llogari të babait të tij, Arbër Çekaj: Po masakrohet e gjithë familja ime

Mos i humb

Arbër Çekaj, babai i të cilit u arrestua një ditë më parë pasi në kontenierin e firmës së tij u kapën 49 kg kokainë, ka reaguar ditën e sotme nga Gjykata e Apelit në lidhje me këtë ngjarje.

Çekaj është shprehur se babai i tij është një profesor i nderuar dhe se po sulmohet familja e tij. Sipas tij është një klan i caktuar që do të kërkon të përfshijë familjen e tij në trafik.

“Po masakrohet gjithe familja ime. Babai im eshte 72 vjec, profesor i nderuar. Arrestuat babain e kulakut! Edhe brenda familjes nuk po na trajtojnë njëlloj. Mua ma çuan kontenierin në magazinë në Maminas, ndërsa babait ia hapën në port. Kjo tregon që është një klan i caktuar që kërkoj të përfshijë familjen tonë në trafik”, ka deklaruar ai.

Arbër Çekaj ndodhet pas hekurave për ngjarjen e 28 shkurtit të vitit 2018, kur në magazinat e tij ‘Arbri Garden’ në Maminas u gjetën 613 kg kokainë.

Ao doli sot para trupit gjykues për seancën e radhës në Apelin e Posaçëm, ku procesi është shtyrë për një tjetër ditë. Ndërkohë avokati i tij, Maks Haxhia ka kërkuar përjashtimin e trupit gjykues.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit