‘5 Maji’, Rama, Meta dhe Ruçi përkujtojnë Ditën e Dëshmorëve

Mos i humb

Krerët më të lartë të vendit kanë përkujtuar sot 5 Majin, Ditën e Deshmorëve.

Presidenti Meta me anë të një postimi në facebook, ka shkruar se sot është dita e Qemal Stafës dhe mijëra të rinjve që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë.

“Sot është dita e Qemal Stafës dhe e mijëra të rinjve dhe të rejave, që dhanë jetën për Lirinë e Shqipërisë.
Lavdi e përjetshme, nderim, respekt dhe mirënjohjen më të thellë Dëshmorëve të paharruar të Atdheut, të çdo epoke!”- ka shkruar Meta.

Për ditën e dëshmorëve ka postuar në facebook edhe kryeministri Edi Rama i cili ka shkruar vetëm një urim të shkurtër “Respekt përjetësisht”.

Urim për ditën e dëshmorëve ka postuar edhe kyeparlamentari Gramoz Ruçi.

“Nderoj dëshmorin partizan që me kursimet e mërgimit bleu maliherin. Nderoj dëshmorët e Shqipërisë që dhanë jetën për Kosovën. Nderoj vajzat e djemtë, rënë gjatë misioneve paqeruajtëse”- shkruan Ruçi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit