6 ditë për aplikimet. Nuk do të ketë më ndarje për maturantët

Mos i humb

 

Ministria e Arsimit e kuptoi një vit me vonesë se 1-2 ditë kohë për të plotësuar formularin A2 ishte nismë e gabuar.

 Kjo është arsyeja pse këtë vit, në rregulloren e maturës 2018-2019 është eliminuar kalendari i aplikimit, duke i dhënë maturantëve 6 ditë për vendosur për të ardhmen e tyre.

Arjan Xhelaj, drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, shprehet: “Aplikimi do të jetë i hapur për çdo maturant, kudo qoftë ai në qytetin e vendndodhjes. Mund të aplikojë gjatë gjithë 6 ditëve, si nga shtëpia, si nga internet kafe apo nga shkolla përkatëse ku mund të marrë edhe asistencë nga mësuesi nëse do i duhet”.

Kjo do të thotë që plotësimi i formularit me 10 preferenca mund të bëhet nga ora 8.00 e mëngjesit të 30 korrikut deri në orën 20.00 të datës 4 gusht, kur përfundon zyrtarisht afati.

Sa i takon kritereve të pranimit, janë thuajse të njëjtat me ato të vitit 2017-2018, ku mesatarja e shkollës së mesme vlerësohet me 50% të pikëve, ndërsa 50% të tjerat i kanë lëndët sipas specifikës së degës së studimit.

Ndryshim përbën Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, ku mesatarja e gjimnazit vlerësohet me 80% dhe 20% notat e maturës si edhe shkencat sociale, ku 40% zënë notat e maturës dhe 10% lëndët me zgjedhje.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit