6 të plagosur nga shpërthimi në karburantin pranë kryqëzimit të Shënkollit

Mos i humb

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi në një karburant në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit, në Lezhë. Burime për Top Channel bëjnë me dije se pesë persona po marrin mjekim në urgjencën e Lezhës, ndërsa një person që ndodhet në gjendje kritike për jetën është nisur drejt Tiranës.

Karburanti ‘Eko’ u përfshi mbrëmjen e sotme nga flakët si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Pas disa minutash, zjarrfikëset kanë vënë nën kontroll zjarrin, duke shmangur rrezikun e përfshirjes nga flakët të depozitave të karburantit. Zjarri është shuar totalisht dhe asnjë rrezik nuk paraqitet në zonë.

Nga flakët u dëmtuan edhe disa automjete që ndodheshin aty prane.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit