“683 mijë përfitues”, Rama: Bonusi i fundvitit për pensionistët, 3.5 miliardë lekë

Mos i humb

3.5 miliardë lekë është bonusi i pensionistëve për çdo vit përgjatë 2022-2024 nga ku përfitojnë 683 mijë pensionistë.

Kështu shkruan kryeministri Edi Rama në rrjete sociale.

Nga ky bonus që qeveria ka vendosur të përfitojnë të gjithë kategoritë e pensioneve dhe bëhet fjalë për rreth 683 mijë. Të gjithë ata që përfitojnë pension pleqërie, pension familjar, pension invaliditeti, trajtime të veçanta, minatorë që kanë dalë në pension, naftëtarë, metalurgë, ish-ushtarakët etj., të gjithë këto kategori do të trajtohen me 5 mijë lekë të reja për festat e fundvitit.

Për vitin 2022 buxheti total i Instituti i Sigurimeve Shoqërore parashikohet në rreth 155 miliardë lekë, nga të cilat skema e sigurimeve shoqërore parashikohet në masën 148.9 miliardë lekë ose 8.6 % të PBB. 2.6 miliardë lekë janë parashikuar për indeksimin e pensioneve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit