7 urdheresa te bukura nga Muhamedi alejhi selam

Mos i humb

Nga Ebu Dherri (radijAllahu anhu) përcillet të ketë thënë: “Miku im i ngushtë (Profeti) sal-lAllahu alejhi ue sel-lem më urdhëroi me shtatë gjëra:

1. Më urdhëroi t’i dua njerëzit e ngruan të varfër dhe të rri afër tyre.

2. Më urdhëroi të shikoj në atë që është më i ulët se unë (në gjërat e kësaj bote) dhe të mos shikoj në atë që është më i ngritur se unë.

3. Më urdhëroi të mbaj lidhjet me farefisin, edhe nëse ata i shkëpusin lidhjet me mua.

4. Më urdhëroi të mos kërkoj nga askush asgjë.

5. Më urdhëroi ta them të vërtetën, edhe nëse ajo është e hidhët.

6. Më urdhëroi që në rrugën e Allahut të mos i trembem qortimit të askujt.

7. Më urdhëroi të shpeshtoj fjalët: la hawle we la kuw-wete il-la bil-lah”, sepse ato janë thesar prej thesareve të Xhenetit.”

(“Es-Sahiha” 2166)
P. Perçuku

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit