78 të vdekur nga shembja e pallatit 12-katësh në Miami

Mos i humb

Rritet bilanci i viktimave si pasojë e shembjes së pallatit 12-katësh në Miami të Floridas. Mësohet se ka shkuar në 78 numri i personave që kanë humbur jetën.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale, të cilat thonë, se janë gjetur edhe 14 trupa të pajetë nën rrënoja.

Në Miami kanë shkuar edhe trupa shtesë, për të përshpejtuar kërkimet dhe për të gjetur personat e zhdukur.

Këto tre javë, kërkimet kanë qenë intensive, ndërsa në kërkime, janë angazhuar qindra forca dhe mjete.

Kujtojmë se pallati u shemb në orët e para pas mesnatës së 24 qershorit. Shkaku i saktë i shembjes ende nuk dihet, ndërsa pallati, kishte paraqitur probleme që në vitin 2018.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit