Disa nga benefitet e gështenjave:
Reduktojnë nivellin e kolesterolit dhe stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak.
Reduktojnë rrezikun nga kapsllëku
Rrisin dhe përmirësojnë funksionin e trurit
Duke qenë se janë të pasura me vitaminë B, ato ju ndihmojnë për një lëkurë të shëndetshme
Rrisin nivelin e energjisë tek ju
Gështenjat ju ndihmojnë për kocka më të forta
Gështenjat reduktojnë radikalet e lira, shkaktarë të kancerit
Nuk përmbajnë gluten!
Supë krem me lulelakër dhe gështenja
Përbërësit:
850 ml lëng perimesh
150 ml pana
200 gram gështenja të ziera e të qëruara
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 qepë të madhe të prerë imët
1 lulelakër të madhe
250 ml qumësht
30 gram djathë parmixhano i grirë imët
Udhëzime mbi përgatitjen:
Në një tenxhere të madhe me vaj ulliri skuqni qepën. E lini 8-10 minuta derisa të zbutet. Shtoni lulelakrën e ndarë në copa të vogla, qumështin dhe pas 5 minutash lëngun e perimeve.
I përzeni mirë dhe i lini 10-12 minuta në zjarr. Shtoni panën, erëzat dhe i lini akoma të ziejnë.
Pas 10 minutash i hiqni nga zjarri dhe shtoni brenda gështenjat. I kaloni sipër një blender dore për ta bërë supën kremoze. Nëse keni dëshirë mund t’i shtoni më shumë kripë apo piper.
Servireni supën të ngrohtë duke i shtuar sipër djathë parmixhano, pak piper dhe vaj ulliri. Ju bëftë mirë