80% e shqiptarëve, me më pak se 10 dollarë në ditë

Mos i humb

Rreth 80 për qind e popullsisë së Shqipërisë jeton me më pak se 10 dollarë në ditë. Për shpërndarjen e popullsisë sipas pragjeve të ndryshme të varfërisë, vetëm 20.44 për qind e popullsisë jetonin me mbi 10 dollarë në ditë, pjesa tjetër, 79.56 për qind jetonte me më pak se 10 dollarë në ditë. Të dhënat e Bankës Botërore janë për vitin 2013.

Krahasuar me rajonin, Shqipëria ka përqindjen më të ulët të popullsisë që e kalojnë pragun prej 10 dollarësh në ditë.

Më pas renditet Kosova me 25.15 për qind të popullsisë që jeton me më shumë se dhjetë dollarë në ditë, Maqedonia me 38.98 për qind, Serbia me më shumë se gjysmën e popullsisë, 58.25 për qind, Mali i Zi me thuajse tre të pestat e popullsisë, apo 60 për qind, që e kalonin pragun prej 10 dollarësh. Shqipëria ka gjithashtu edhe përqindjen më të lartë të popullsisë që jeton me pragun 3-10 dollarë në ditë, me 73.22 për qind të popullsisë./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit