97 familje marrin shtëpinë e re/ Lezhë, u hodh shorti për strehimin e të dëmtuarve nga tërmeti

Mos i humb

Ka nisur faza e parë e shorteut për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019 në qytetin e Lezhës.

Pas 2 vitesh në banesa me qera 97 familje janë pajisur ditën e sotme me apartamente. Mes emocionesh banorët shprehen të lumtur që pas 2 vitesh më në fund do të kthehen në shtëpitë e tyre.

Nënkryetari i Bashkisë Ermal Pacaj që drejtoi dhe procesin e shortit, tregoi më tepër rreth procesit dhe familjeve përfituese.

Janë 39 apartamente 1+1, 38 2+1 dhe 20 apartamente 3+1 ku deri në fund të vitit banorët pritet të futen brenda.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit