
Kreu i ekzekutivit Ramush Hradinaj, ka komentuar deklaratat e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, për një rrezik të mundshëm për luftë.
Haradinaj tha se deklaratat e Bahtirit nuk duhet ekzagjëruar pasi ai e ka atë mënyrë të shprehjes.
“Jep shpesh deklarata dhe mendoj se tash jemi mësuar me deklaratat e tij nuk është mirë me i ekzagjeru. Bahtiri e ka mënyrë të shprehjes”.
Ai, më tutje tha se nuk sheh ndonjë rrezik të mundshëm në Kosovë, përveç deklaratave për planet me territore, e për të cilat kërkoi që të përmbahen.
“Të vetmin rrezik që e shoh janë planet për tregti me territore dhe bëjmë apel që të përmbahen nga këto. Nuk do t’ bashkohna askujna kah rruga që e qon Kosovën kah ndarja apo kah luajtja me territore. Kosova nuk është Bosnje. Edhe një mini-Rusi në Kosovë nuk ka me u bo”, u shpreh Haradinaj.
“Të drejtat e serbëve në Kosovë i respektojmë. Marrëdheniet Kosovë -Serbi mund të bazohen në një asocicion që e ka thënë gjykata kushtetuese edhe në një marrëdhënie ekonomike”, tha ndër të tjera Haradinaj./KosovaPost/


