Kushtëzimi i dialogut me taksën i papranueshëm!

Mos i humb

Beogradi nuk është duke dashur dialog andaj edhe po e kushtëzon atë, tha kryeministri Ramush Haradinaj në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Ai tha se kushtëzimi i dialogut me heqjen e taksë është i papranueshëm, pasi ajo nuk do të hiqet deri në njohjen nga Serbia.

“Argumentet i kemi tregu kushtëzimi i dialogut është i papranueshëm. Është e papranueshme që të kushtëzohët dialogu. Dialogu duhet me u kthyer, unë mendoj që nuk hup veq Kosova nëse nuk vazhdohet dialogu por edhe rajoni edhe më gjerë.Taksa është këtu deri në njohje besoj që nuk keni dilema më. Mendoj se Beogradi nuk do dialog dhe po vendos kushte. Për ne është e papranueshme që të kushtëzohet dialogu me kushtë nga Serbia”.

Kreu i Qeverisë, e ka përsëritur edhe njëherë se “Brukselit i ka hup rruga në oborr”, duke iu referuar deklaratës së Kocijancic se statuti i Trepçës duhet të jetë temë diskutimi në dialogun Kosovë-Serbi.

“Ligji mbi Trepçën është i Kosovës, Trepça është në Kosovë.Është e paprecedentë që dikush me komentua një vendim të 2/3 së Kuvendit. Brukselit i ka hup rruga në oborr”, tha ai.

Me tej, Haradinaj ka folur edhe për zëvendësimin e ministrit të Bujqësisë, Nenado Rikalo, për të cilin tha janë në kërkim të ministrit të ri, si dhe janë duke u konsultuar edhe me partnerët e koalicioni.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit