
Nënshkruhet kontrata komerciale Infrakos dhe Generale Construzioni Ferrovarie, për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë – Hani i Elezit.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj kontratë ishte edhe kryeministri Ramush Haradinaj i cili tha se me këtë linjë do të krijohen vendet e reja të punës dhe zhvillim ekonomik.
“Në fillim vit të 2021 do të kemi linjë hekurudhore të kualitetit të pranueshëm.Anët e mira të ditës së sotme janë se ky është një investim i përbashkët, por poashtu investon edhe BE. Hekurudhat tona i kanë edhe dy fazat e tjera janë edhe dy seksione të tjera edhe ato së shpejti do t’i kemi së gatshëm. Në pranverën e vitit 2021 ne jo vetëm që e kemi të përmbyllura segmentin Fushë Kosovë- Hani i Elezit, por do t’i kemi të përfunduara edhe deri në Merdare deri në Leshak. Një përgjigjeje që nuk e kam marr është se çka do të bëhet me hekurudhën brenda Kosovës, deri në Pejë e deri në kufi me Shqipërinë. Do të ketë edhe vende të punës do të ketë edhe kompani vendore, por do të jetë edhe gjenerim ekonomik”, tha Haradinaj.
Ndërsa ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, duke folur për rëndësinë e kësaj marrëveshje , ndër të tjera tha se ky projekt është gjigant edhe në aspektin financiar dhe kap shifrën 210 milionë euro.
Ministri Lekaj , premtoi përfundimin e rehabilitim të hekurudhës Fushë-Kosovë-Hani i Elezit , por edhe rehabilitimin e linjave të tjera hekurudhore.
“Nga sot do të fillojmë implementimin e projektit prej rreth 210 milionë euro. Ne do të vazhdojmë që të përfundojmë procedurat edhe për segmentin Prishtinë-Mitrovicë”, tha ai, raporton Kosova Post.
Agron Thaçi kryeshef i hekurudhave bëri të ditur se kanë përfunduar përgatitjet adekuate për këtë projekt.
“Që nga nesër punimet do të fillojnë. Kemi bërë një përgatitje adekuate në mënyrë që të kemi në fund një projekt shumë cilësor. Ne kemi filluar dhe nuk do të ndalemi”, bëri të ditur Thaçi.
Ndërsa përfaqësuesi i BE së në Kosovë, Luigi Brusa, tha se ky projekt është vetëm faza e parë e një udhëtimi të nisur.
“Kjo është ceremonia e pare që po fillojmë jemi duke e nisur një udhëtim së bashku. Ky është investim real. Ne kemi pasur ndihëm në investime përmes granteve të IPAs dhe BERZh. Në fazën e parë ndërhyrja jonë është rreth 40 milionë euro”, tha Bursa.


