Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot gjatë ditës ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerika, Philip Kosnett.
Haradinaj dhe Kosnett bashkëbiseduan për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës.
Sipas tij, marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasyshë dallimin eventual në opinione.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook: Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, ShBA-së.
Në takim të rregullt pune me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, bashkëbiseduam për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike të vendit tonë.
Marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasyshë dallimin eventual në opinione. RH