Kryetari i PD-së Sali Berisha, në deklaratën për mediat sot në 24 prill tha se protesta e radhës e opozitës do të jetë më 8 maj.
“Protesta e radhës e opozitës do të jetë më datë 8 maj. Kjo qeveri di vetëm të vjedhë e të vjedhë ditë e natë e të bëjë punë mbrapsht.
Kryeministri Edi Rama vetëm ka bllokuar drejtësinë dhe nuk po dënon korrupsionin galopant në qeveri. Vjedhjet e tmerrshme të qeveritarëve po shkatërrojnë vendin. 8 maji do të jetë dita e shqiptarëve, e protestës së tyre më të fuqishme, kam besim se do të jepet në këtë protestë revolta më e fuqishme ndaj këtij regjimi bandit dhe hajdut”, tha Berisha.


