Ndotja e ajrit në Kinë, ndalohen mjetet piroteknike

Mos i humb

Për shkak të ndotjes së ajrit në Pekin është ndaluar përdorimi i fishekzjarrëve.

Ndalesa e përdorimit të mjeteve piroteknike hyri në fuqi pas vendimit të Kongresit Popullor të Pekinit, me qëllim të uljes së ndotjes së madhe të ajrit që negativisht ndikon në jetën e njerëzve në këtë pjesë të botës.

Sipas dispozitave të miratuara, në qendër të qytetit nuk ka fishekzjarre ose djegie të mjeteve tjera piroteknike. Me këtë vendim nuk përfshihet kremtimi zyrtar dhe fishekzjarri që është tradicional në kohën e festës së fundvitit dhe i cili do të jetë edhe tani me pajtueshmëri të plotë sipas udhëzimeve të autoriteteve.

Qytetarët e Kinës në masë të madhe përdorin mjete piroteknike veçmas gjatë Festivalit të Pranverës konkretisht Chunyun, ku besohet se me fishekzjarr “dëbojnë shpirtrat e këqij”./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit